Lajme

Në Shtërpcë vendosen posterë: “Mirë se vini në Asociacionin e komunave serbe”

Në komunën e Shtërpcës janë vërejtur nga Policia e Kosovës disa postierë që ishin vendosur në tabelat e rrugës me mbishkrimin “mirë se vini në Asociacionin e komunave serbe”, shkruan /VETEM.info/.

Sipas njoftimit të PK-së, është hapur rasti “nxitje e përçarjes dhe mos durim”.

“Patrulla policore ka raportuar se ka vërejtur në tabelat e rrugës rajonale Ferizaj-Prizren kanë vërejtur posterë me mbishkrimin “mirë se vini në asociacionin e komunave serbe”. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori me vendim të cilit është hapur rasti i lartcekur”, njoftoi PK-ja./VETEM.info/

Sponzorizuar
Back to top button