Bota

Macron: Trupat franceze vranë Udhëheqësin e Shtetit Islamik në Sahara të Madhe

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, njoftoi se Udhëheqësi i Shtetit Islamik në Saharanë e Madhe (ISGS), Adnan Abou Walid al-Sahrawi, u vra nga forcat franceze.

“Ky është një tjetër sukses i madh në luftën tonë kundër grupeve terroriste në Sahel,” shkroi Macron në një postim në Twitter, herët të enjten.

Florence Parly, Ministre e Forcave të Armatosura, më vonë i tha radios RFI se al-Sahrawi u vra “disa javë më parë”, por se ata kishin pritur konfirmimin .

“Përgëzoj oficerët ushtarakë dhe të inteligjencës që kontribuuan në këtë gjueti të gjatë kundër al-Sahrawi”shtoi Parly.

Al-Sahrawi kishte marrë përgjegjësinë për një sulm të vitit 2017 në Nigeri ku u vranë katër nga personeli ushtarak amerikan dhe katër persona nga ushtria e Nigerisë. Grupi i tij gjithashtu ka rrëmbyer të huaj në Sahel dhe besohet se ende mban amerikanin Jeffrey Woodke, i cili u rrëmbye nga shtëpia e tij në Nigeri, në vitin 2016, raporton Euronews, transmeton Klankosva.tv.

Ai gjithashtu kishte urdhëruar sulmin e gushtit të 2020 në Nigeri, ku u vranë gjashtë punonjës të OJQ-ve franceze dhe dy kolegë vendas. Në fakt ISGS fajësohet për shumicën e sulmeve terroriste në “zonën tre-kufitare” që shtrihet në Mali, Niger dhe Burkina Faso.

Sponzorizuar
Back to top button