Lajm i Fundit

Kurti konfirmon takimin më Vuçiqin në Slloveni

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka konfirmuar takimin me Aleksander Vuçiq.

Kurti ka thënë se takimi do të ndodhë në pauzën mes dy sesioneve të Samitit në Brdo të Sllovenisë.

Në këtë takim do të marrin pjesë edhe kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe presidenti i Francës, Emanuel Makron.

Para samitit të liderëve të Bashkimit Evropian me udhëheqësit politikë të vendeve të Ballkanit Perëndimor, Kurti e ka quajtur sot padrejtësi të madhe mosliberalizimin e vizave për Kosovën./VETEM.info/

Sponzorizuar
Back to top button