Lajm i Fundit

Gjermania kërkon të ulen tensionet, Berger: Kosova dhe Serbia t’i kthehen dialogut

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi është takuar me sekretarin e shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Miguel Berger, ndërsa kanë biseduar për dialogun Kosovë-Serbi dhe situatën pas reciprocitetit për targat.

Berger në një postim në Twitter shkruan se është me rëndësi që të ulen tensionet dhe palët t’i kthehen dialogut.

“Më vjen mirë që jemi takuar me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, ndërsa kemi biseduar rreth dialogut Kosovë-Serbi dhe marrëdhënieve të shkëlqyera dypalëshe, ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë.

Është e rëndësishme tani që të dyja palët të ulin tensionet dhe të kthehen në tryezën e bisedimeve sa më shpejt. Progresi në dialog është në interes të Kosovës dhe Serbisë”, shkruan Berger.

Sponzorizuar
Back to top button