Covid-19

10 të vdekur e 173 të infektuar në 24-orët e fundit

173 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 në 24 orët e fundit.

Ministria e Shëndetësisë ka thënë se numri total i rasteve aktive është 9 mijë e 764.

Në 24 orët e fundit sipas MSh janë

shënuar edhe 10 vdekje.

Të dhënat tutje tregojnë se në 24 orët e fundit janë dhënë 19.193 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.167.006 doza të vaksinës.

Deri më sot 439.723 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Sot janë shëruar 2.261 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 146.444.

/VETEM.info/

Sponzorizuar
Back to top button